Fernandinhos po i mbaron koha te City
BKT
Sport

Fernandinhos po i mbaron koha te City

Pasi dështuan në merkaton që lam pas për të sjellë në skuadër një mes Kane dhe Ronaldos ,te City po shikojnë mundësinë e përforcimit të repartit të mesfushës.

Braziliani Fernandinho, për shkak të moshës nuk garanton edhe shumë ndeshje dhe “citizens” e kanë “pikasur” zëvendësuesin e tij.

Kalvin Phillips, ylli i Leeds United dhe kombëtares së Anglisë ka impresionuar Guardiolën me paraqitjet e tij duke shtyrë City-n të planifikojë një ofertë.

Çmimi i tij momentalisht është 30 milion euro, kështu që nuk duket problem për një klub me fuqi të madhe ekonomike.