Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Alban Kastrati, Menagjer i Larte i Riskut në FKGK, flet për rolin e fondit Kosovar për garanci bankare për ekonomi dhe për lehtësimin nga FKGK për marrjen e kredive për NMV dhe Startup.
Për procesin e bursave Chevening, do të flasin, Veton Kasapolli, bursist i Chevening dhe Hana Xhemaili, bursiste e Chevening.
Në lidhje të drejtpërdrejt, Kushtrim Mushica, Koordinator për sport në Komunën e Prishtinës, flet për emrin e Fadil Vokrrit, si pjesë e projektit "Jepi ngjyrë Prishtinës".
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























