Presidentja Osmani: Rusia kurrë nuk do të gjejë aleat në Kosovë
BKT
Lajme

Presidentja Osmani: Rusia kurrë nuk do të gjejë aleat në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervsitë për DW ndër të tjera është pyetur edhe për ndikimin malinj rus në Kosovë dhe Ballkan. Presidentja Osmani ka thënë se Rusia kurrë nuk mund të gjej aleat te populli dhe shteti i Kosovës.

“Ne po punojmë në vazhdimësi me institucionet e sigurisë së Kosovës t’i kundërvihemi kësaj influence. Çka është me rëndësi për Kosovën, qytetarë e saj dhe për institucionet e Kosovës, Rusia kurrë nuk do ta gjej një aleat në Kosovë për shkak të tendencave të këqija të saj në rajon. Fatkeqësisht është provuar që Serbia është trampolinë e ndikimit malinj rus në rajon. Për këtë arsye ne i kemi bërë thirrje vendeve të BE që Serbia nuk mund të vazhdojë të ulet në të dy ulëset. Ose duhet t’i bashkohen BE-së ose të vazhdojnë bashkëpunimin politik, ekonomik dhe ushtarak me Rusinë. Sepse loja me dy karta në të njëjtën kohë dhe lejimi i ndikimit malinj të Rusisë, sepse nuk po flas për të gjitha influencat, kryesisht në aspektin e sigurisë mund të destabilizojë edhe vendet tjera të rajonit”, ka thënë për DW Presidentja Vjosa Osmani.

https://www.dw.com/en/osmani-if-kosovo-delivers-the-european-union-should-also-deliver/av-59211855?fbclid=IwAR0PdakaYLQb6I9mEfT8pv8OWTXLY9p8da1qEzqKV0G8ClYlGyvfkF-f1_Y


MË SHUME NGA Lajme