Moti në Kosovë
Sharr Travel

Moti në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbaj mot i vranët dhe vende-vende do të ketë edhe riga lokale shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se temperaturat sot do të shënojnë rënie ekstremi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

“Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu. Po në këtë ditë edhe zyrtarisht futemi në stinën e vjeshtës astronomike dhe me ketë rast do të ndodh ekuinoksi vjeshtor (dita dhe nata do të zgjasin nga 12 orë). Temperaturat në ditën e parë të vjeshtës do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, njofton IHMK.