06:35 / 24.09.2021
Bislimi raporton në Komisionin për Integrim Evropian për zbatim të MSA-së
Komisioni për Integrim Evropian sot mban mbledhje.
RENDI I DITËS
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës: 21.07.2021 dhe 26.07.2021;
3. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2021-2025, i ftuar z. Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;
4. Shqyrtimi i Planit të Veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës – Agjendës për Reforma Evropiane (PV ERA II), i ftuar z. Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;
5. Të ndryshme.
Vendi: N204 Koha: 09:00























