Vazhdon gjyqi ndaj Salih Mustafës
BKT
Lajme

Vazhdon gjyqi ndaj Salih Mustafës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe sot po dëshmon dëshmitari i dytë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Dëshmitari i mbrojtur, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për publikun, dje është përgjigjur në pyetjet e prokurorit rreth njësisë BIA, fshatit Zllashë dhe Salih Mustafës, por pjesa më e madhe e seancës është zhvilluar e mbyllur për publikun.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit, dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë.

Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.


MË SHUME NGA Lajme