Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Gani Bajraktari, kardiolog flet për
DITËN BOTËRORE TË ZEMRËS.
Mysafirë të tkerë janë Benita Cakaj blogere e ushqimit dhe Valon Canhasaj trajner i Mediave Sociale.
Ata flasin për temën TË BËRIT BIZNES PËRMES RRJETEVE SOCIALE dhe
MUNDËSITË QË OFROJNË RRJETET SOCIALE.
Mysafiri i fundit është Gëzim Selaci autor i librit ,studiues ,ligjërues në Departamentin e Sociologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ai flet për librin e tij “LEGJITIMITETI POLITIK NË KOSOVË”.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























