Stoltenberg-Lajçak pas marrëveshjes: NATO do të ofrojë ambient të sigurt
BKT
Lajme

Stoltenberg-Lajçak pas marrëveshjes: NATO do të ofrojë ambient të sigurt

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka takuar këtë të premte të Dërguarin e Posacëm të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai është shprehur se me Lajçak kanë diskutuar për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Diskutuam me Lajçak, për marrëveshjen për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës. NATO vazhdon të ofrojë ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes”, ka thënë Stoltenberg.

“NATO dhe BE kanë interes të përbashkët në zgjidhje politike afatgjatë për rajonin”.


MË SHUME NGA Lajme