Drenica-Ballkani dhe Malisheva-Gjilani, kështu mbyllen pjesët e para
BKT
Sport

Drenica-Ballkani dhe Malisheva-Gjilani, kështu mbyllen pjesët e para

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e ditës së sotme në elitën e futbollit tonë.

Pjesa e parë mes Drenicës dhe Ballkanit, është mbyllur me epësrinë e drenicasve prej 1-0.

Pas shumë rasteve, ishte Kreshnik Uka ai që i dha epërsinë ekipit të tij me golin e realizuar në min e 25′. Në vazhdim Ballkani u mundua që të barazojë rezultatin, megjithatë mysafirët u mbrojtën mirë dhe shkuan në pushim me epërsi.

Në anën tjetër pjesa e parë e duelit mes Malishevës dhe Gjilanit ka përfunduar baras 0-0.

Pavarësisht rasteve që kishin të dyjat ekipet, rrjetat nuk u tundën dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë.

Pas pak nisin pjesët e dyta.