10:57 / 04.10.2021
Lajçak në ShBA pas ngjarjeve në veri, e kërkesës serbe për Asociacionin
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak po e zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vizita e Lajçak në SHBA është e para prej kur ai e mban postin e të dërguarit special të BE-së.
“Sapo mbërrita në Washington DC për vizitën time të parë në SHBA në cilësinë time aktuale si Përfaqësues Special i BE-së. Mezi pres të takohem me miqtë amerikanë këtu dhe në New York”, ka shkruar Lajçak në Twitter.























