21:25 / 05.10.2021
Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin pritet të mbajë moti i vranët dhe me reshje lokale shiu.
Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesish i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 17-19 gradë Celsius.
Të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 13-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë.























