09:32 / 07.10.2021
Belgjika e Franca masin forcat në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kombeve
Sonte luhet ndeshja e madhe mes dy gjigantëve evropian.
Kombëtarja e Belgjikës do të ballafaqohet me Francën nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.
Të dyja ekipet janë të kompletuara, dhe dëshirojnë ta marrin në shtëpi troufeun e këtij kompeticioni.
Fituesi i këtij dueli në finale e pret Spanjën në sfidën që do të luhet të dielën. Pritet një duel i luftuar deri në fund duke marrë parasysh yjet e shumtë që kanë në përbërje të dyja Kombëtaret.
Ky është edicioni i dytë i Ligës së Kombeve, ndërsa kampion aktual është Portugalia.























