EBU organizon trajnimin pesë ditor, “mbi Bazat e Gazetarisë Hulumtuese”
Akademia e Trajnimeve të Unionit te Transmetuesve Publik Evropian (EBU), nga data 25 deri me 29 tetor 2021, organizon trajnim pesë ditor, të dytin për këtë vit, mbi Bazat e Gazetarisë Hulumtuese. Trajnuesit janë gazetarë shumëvjeçar kosovarë, që punojnë në mediat kryesore të vendit dhe të njëjtit janë paraprakisht të licensuar nga EBU.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, pasi të drejtë për të qenë në këtë trajnim kanë më së shumti 15 persona.
Pjesëmarrësit duhet të jenë studentë të vitit të tretë, absolvent, të diplomuar (që janë ende të papunësuar ose që sapo kanë filluar punë) në drejtimin Gazetari.
Trajnimi përbëhet nga pesë module:
-Rrëfimi/shkrimi dhe multimedia,
-Etika në gazetarinë hulumtuese dhe mbrojtja e të dhënave,
-Mediat sociale dhe hulumtimi përmes të dhënave të hapura,
-Gjenerimi i ideve dhe qasja dhe mbrojtja e burimeve,
-Ligji dhe rregulloret mbi xhirimin dhe incizimin me kamerë të fshehtë.
Në fund të trajnimit, pjesmarrësit e rregullt do të marrin certifikatë të nënshkruar nga EBU me seli në Gjenevë, në një ceremoni që pritet të organizohet në Prishtinë, me pjesmarrjen edhe të shefit të trajnimeve z. Frantz Frederic dhe shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Tomáš Szunyog. Certifikata njihet nga të gjitha mediat publike evropiane si dhe është document plus për aplikimin tuaj në të ardhmen për punësim. Trajnimi është falas dhe të gjitha shpenzimet mbi mbarëvajtjen e tij i bartë organizatori.
Afati për aplikim është deri me 17.10.2021 në e-mailin [email protected]























