40 raste të reja me COVID-19, asnjë viktimë
BKT
Lajme

40 raste të reja me COVID-19, asnjë viktimë

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë. Ndërsa janë regjistruar 40 raste të reja të infektimit me koronavirus.

“Nga 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182. Në total numri i rasteve aktive është 1.226”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës.

Deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "COVID19 BASHKE IA DALIM! E SHTUNE UBLIKA KOSOVES MINISTRIA SHENDETESISE 09.10.2021 Të vaksinuar brenda 24 orève 12.144 144 Të vaksinuar me dozën dytë 608.939 Të vaksinuar me dozën parè 823.196 Numri total dozave të administruara 1.432.135 E SHTUNE 09.10.2021 ※ Numrii testimeve 2.870 Raste pozitive 40 + Të shöruar Raste të vdekjes o 149 Raste aktive 1.226 Pozitiviteti rasteve 1.39%"


MË SHUME NGA Lajme