Vushtrria mban festivalin “Takimet e Poeteshave Shqiptare”
Sharr Travel

Vushtrria mban festivalin “Takimet e Poeteshave Shqiptare”

Vushtrria mban Festivalin “Takimet e Poeteshave Shqiptare”, ku ishte i pranishëm edhe kryteari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Tahiri tha se është kënaqësi të shohësh poeteshat nga të gjitha trojet shqiptare teksa vallëzojnë.

Postimi i plotë:

Vushtrria mbanë Festivalin “Takimet e Poeteshave Shqiptare Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri sot është mbajtur Festivali “Takimet e Poeteshave Shqiptare” edicioni i 39-të. Në këtë edicioni të Takimit të Poeteshave Shqiptarë i pranishëm ishte Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, Drejtoresha e kulturës, Arta Ismajli, artistë dhe figura të shquara të qytetit të Vushtrrisë si dhe 21 poete të përzgjedhura nga juria profesionale. Çmimin e parë në Festivalin“Takimet e Poeteshave Shqiptare” edicioni 39 e mori poezia me titulin “Rri” nga poetja Leonora Lokaj. Çmimin e dytë e fitoi poezia “Epitaf” nga Valmire Sylejmani. Çmimin e tretë Poezia “Ringjallje” nga Margarita Bardhi dhe Çmimin “Debutuesja e Festivalit” e mori Aurora Salihu. Në fjalën përshëndetëse, Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri tha se është knaqësi që ti presim poeteshat nga të gjitha trojet Shqiptare në qytetin e vjetër të vicianës antike, në qytetin e Hasan Prishtinës e Ahmet Krasniqit. “Historia e lashtë e Vicianës antike bashkë me poezitë tuaj ndër vite kanë stërndërtuar bashkë një identitet të veçantë të papērseritshëm për të gjitha qytetet Shqiptare duke organizuar këtu në Vushtrri Takimin e Poeteshave Shqiptare” tha Tahiri. Takimet e Poeteshave Shqiptare është festival i cili promovon vlera kulturore, letrare, dhe i vetmi i tillë në trevat shqiptare.


MË SHUME NGA Kulturë