Hamza: Unë gjithnjë kam qenë shefi
BKT
Lajme

Hamza: Unë gjithnjë kam qenë shefi

Kandidati i PDK për qytetin e Mitrovicēs, Bedri Hamza, tha kategorikisht se ai do t`i vendosë drejtorat dhe do jenë njerëz me integritet.

" Drejtorat nuk vendosën nëpër kafe apo portale siç po shpifet. Ata vendosën pasi unë të bindem se janē njerëz me integritet", tha Bedri Hamza gjatë një intervistë. " 90 përqind të listës për herë të parë garojnë. Janë vajza e djem tē rinj me profesione dhe shkolla nga më të mirët qē kanë investuar në veten e tyre. Qēllimi im ka qenë ndryshimi i vendit. Nuk pajtohem me slloganin se të rinjtë janë e ardhmja pasi ata janë e tashmja dhe e ardhmja", tha Bedri Hamza duke iu përgjigjur pyetjeve nëse do ndikohet për emërime nga njerëz në PDK.

"Edhe në Trepçë, ministër kur kam qenë apo Gurvenator i Bankës Qendrore, gjithnjë unë kam udhëhequr dhe unë kam qenë shefi. Nuk kam lejuar interferime jashtë ligjit", deklaroi nē mënyrë të prerë Bedri Hamza.

Nuk jam kandidat i elitës

Duke u vlerësuar nga analistët se ai gëzon mbështetjen edhe nga shtresa intelektuale, Bedri Hamza theksoi se edhe me mbështetjen e tyre unë nuk ndiehem kandidat elitist.

”Takohem me te gjitha shtresat e qytetarëve”, shtoi ai.


MË SHUME NGA Lajme