10:15 / 14.10.2021
Ish-kapiteni i Shqipërisë, mes legjendave te Marseilles
Në stadiumin Velodrome të Marseille u zhvilluar një ndeshje ekzibicioni për bamirësi mes ish-futbollistëve më të njohur të Olimpikut të Marseille dhe një ekipi të UNICEF-it.
Mes legjendave të Marsejës si Didier Drogba, Fabrizio Ravanelli, Robert Pires, Marcel Desailly, Djibril Cisse etj., të cilët fituan me rezultatin 7-4, spikaste edhe ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana.
Ish-numri 5 kuqezi ka spikatur me Olimpikun e Marseille në vitet 2005-2009, madje ka marrë edhe shiritin e kapitenit.
Gjatë kësaj periudhe ai ka luajtur në 122 ndeshje të kampionatit, duke shënuar 6 gola.























