14:18 / 15.10.2021
Mbyllen pjesët e para, këto janë rezultatet në dy sfidat e Superligës
Janë duke u zhvilluara dy duele në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës.
Drenica është duke avancuar me rezultat 3-0 kundër Feronikelit. Kreshnik Uka realizoi fillimisht në min e 12′ për 1-0.
Drenica vazhdoi me dominim dhe arriti të dyfishojë epërsinë në min e 25′ me realizator Denisson. Kurse rezultatin e pjesës së parë 3-0 e vulosi Enis Zabërgja me golin e tij në min e 40.
Në anën tjetër Drita është duke e mposhtur Ulpianën 0-1.
Gjilanasit ishin më kërkues që nga fillimi i ndeshjet dhe arritën të zhbllokojnë ndeshjen në min e 27′ me Marko Simonovskin.
Mbetet të shihet si do të rrjedhin gjërat gjatë 45 minutave të dyta në këto duele.























