WBYO mban koncert në Prishtinë
Sharr Travel

WBYO mban koncert në Prishtinë

Mbrëmë në Sallën e Kuqe është mbajtur koncerti i parë i orkestrës së sapoformuar, Western Balkans Youth Orchestra.

Me inciativën e dirigjentit dhe muzikantit, shqiptar Desar Sulejmani, i cili ka studiuar në Gjermani, është formuar një orkestër e muzikës klasike e quajtur “Western Balkans Youth Orchestra” (Orkestra e të Rinjve të Ballkanit Perëndimor) e cila mbledh instrumentistë nga Kosova, Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe nga Maqedonia e Veriut.

Instrumentistët për më shumë se një javë janë mbledhur në Prishtinë dhe kanë pasur mundësinë të ndjekin kurset e ligjëratëve nga profesorë me renome nga Republika Çeke, Japonia dhe Turqia. Edhe pse në masa të përcaktuara nga autoritetet për shkak të pandemisë, orkestra e sapoformuar performoi para një publiku të pakët, por të zgjedhur.

Janë luajtur veprat e G. Holst, S. Barber, H. Purcell, Mozart-t, e Warlock-ut. Orkestra do të japë koncert edhe në Shkup dhe në Tiranë në ditët e ardhshme.

Vetë nismëtari i themelimit të kësaj okestre ka vënë moton “Many strings, one direction” (Shumë harqe, një drejtim), duke sugjeruar një unifikim të qëllimit për një të ardhme paqësore dhe të përbashkët për njerëzit e rajonit.


MË SHUME NGA Kulturë