Këtë herë nuk votohet te “1 Tetori”,por te objekti i Fakultetit të Edukimit
Sharr Travel

Këtë herë nuk votohet te “1 Tetori”,por te objekti i Fakultetit të Edukimit

Të dielën mbahet zgjedhjet lokale në Kosovë, ndërkaq në dispozicion nuk do të jetë salla ‘1 Tetori’ e cila po shfrytëzohet për vaksinim kundër koronavirusit.

“Të gjithë ata votues të cilët kanë votuar në sallën ‘1 Tetori’ do të mund ta bëjnë këtë duke ardhur në Fakultetin e Edukimit që ndodhet pak metra më poshtë”, ka thënë për Klan Kosovën zëdhënësi i Këshillit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.

Elezi shtoi se për KQZ-në çdo herë e rëndësishme është që vendvotimi të jetë sa më afër qytetarëve, prandaj objekti i Fakultetit të Edukimit është parë si zëvendësimi më ideal i sallës ‘1 Tetori’ që njëherësh është qendra më e madhe e votimit në kryeqytet.

Janë 4 mijë e 300 votues që nesër mund të shkojnë në këtë objekt për të votuar.


MË SHUME NGA Aktuale