Voton Uran Ismaili
BKT
Lajme

Voton Uran Ismaili

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka votuar në shkollën ‘’Ismail Qemali’’ në kryeqytet.

Ismaili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Arizona.

Ismaili: Me padurim pres rezultatet e natës sotme

“Është nder dhe privilegj me qenë një ndër kandidatët për kryetar në Prishtinë. I falënderojë gjithë qytetarët që për këto 5 muaj më ofruan mbështetje dhe më dhanë shumë dashni në këtë rrugëtimin tonë të përbashkët. E pres me padurim rezultatin e natës sotme dhe e konsideroj të rëndësishme këtë garë, prandaj ftoj të rinjtë dhe të moshuarit e Prishtinës të dalin dhe me votën tyre ta zgjedhin kryetarin e komunës. Kjo është datë me rëndësi, prandaj ftoj qytetarët të dalin dhe me votën e tyre të vendosin kush do të jetë kryetar i komunës”, tha ai.

Në këto zgjedhje konkurojnë 94 subjekte politike ku 32 prej tyre janë Parti politike, një koalicion, 35 iniciativa qytetare e 26 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar në këto zgjedhje është 4.920, ku  165 prej tyre do të jenë kandidatë për kryetarë komunash.

 


MË SHUME NGA Lajme