Gasperini për lëndimin e Gjimshitit me Shqipërinë: Nuk na duhej fare
BKT
Sport

Gasperini për lëndimin e Gjimshitit me Shqipërinë: Nuk na duhej fare

Berat Gjimshiti ka pësuar lëndim me Kombëtaren e Shqipërisë në sfidën ndaj Hungarisë. Mbrojtësi shqiptar e theu dorën dhe tanimë i është nënshtruar një operimi ku ka pasur sukses.

Megjithatë reprezentuesi shqiptar do të mbetet jashtë fushave për 30 ditë para se të rikthehet të luaj për Atalantën, transmeton Telegraf.

Trajneri italian i Atalantës, Gian Piero Gasperini ka folur për lëndimin e Gjimshitit duke thënë se nuk i duhej fare skuadrës ky lëndim.

“Kush kishte sukses me Kombëtaren u kthyer i kënaqur, kush nuk luajti, më pak”.

“Por është gjithmonë një kënaqësi e madhe për lojtarët, ftesa në kombëtare është një vlerësim i madh”.

“Gjatë javës erdhën pak a shumë të gjithë lojtarët, për fat të keq erdhi edhe ky dëmtim i Gjimshitit. E rinisim me një tur force prej shtatë ndeshjesh, duke filluar me atë ndaj Empolit që është gjithmonë një fushë e vështirë”, deklaroi Gasperini.