LVV: Pjesëmarrja juaj bën dallim thelbësor në çdo proces zgjedhor
BKT
Lajme

LVV: Pjesëmarrja juaj bën dallim thelbësor në çdo proces zgjedhor

Kanë mbetur më pak se dy orë deri në mbylljen e vendvotimeve

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ftuar qytetarët që të ushtrojnë masivisht të drejtën e votës.

“Të dashure qytetare dhe qytetarë të Republikës së Kosovës, edhe më pak se dy orë na ndajnë nga mbyllja e vendvotimeve. Pjesëmarrja juaj bën dallim thelbësor në çdo proces zgjedhor.

Ju ftojmë që masivisht të ushtroni të drejtën tuaj! Çdo votë ka vlerë të madhe për jetën e të gjithëve”, thuhet në njoftimin e LVV-së.


MË SHUME NGA Lajme