19:02 / 17.10.2021
ExitPolli i Klan Kosovës: Vitia e Rama në balotazh për Prishtinën
Arben Vitia i Vetëvendosjes dhe Përparim Rama do të shkojnë në balotazh në garën për Prishtinë, sipas ExitPollit të realizuar nga Tomor Qela dhe të prezantuar në Klan Kosova.
Kandidati i VV-së ka fituar 43% të votave, derisa kandidati i LDK-së ka dalë i dyti me 27%. Ndërkaq, kandidati i PDK-së, Uran Ismaili ka mbetur në pozitën e tretë sipas këtij ExitPolli, me 20%.
Rezultatet e Exit-Pollit
Arben Vitia (VV): 43.7 %
Përparim Rama (LDK): 27.1 %
Uran Ismaili (PDK): 20.8 %
Daut Haradinaj (AAK): 5.0 %
Gëzim Mehmeti (AKR); 2.7
Të tjera: 0.7























