Gara për Gjilanin; Haziri: Ka gjasa të fitojmë pa balotazh
BKT
Lajme

Gara për Gjilanin; Haziri: Ka gjasa të fitojmë pa balotazh

Kryetari aktual i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka shpallur fitoren e LDK-së në zgjedhjet lokale në këtë komunë.

Ndonëse ende nuk është i sigurt nëse do ta fitojë garën pa balotazh, ai ka thënë se gjasat janë të mira që një gjë e tillë të ndodhë. “Falënderoj qytetarët për dalje në votime. Kur flet populli të tjerët duhet të presin. Në bazë të dhënave që vijnë nga terreni ne jemi fitues të dyfishtë edhe për kryetar e edhe për kuvendin komunal. Ka gjasa që të dalim fitues pa balotazh dhe kjo na bën krenar, por në të njëjtën kohë edhe më të përgjegjshëm para qytetarit. Ky është një rikthim i madh i LDK-së sepse ka përmbysë një rezultat. Ky rikthim i besimit për vetëm disa muaj neve na bën mëtë përgjegjshëm. Po shpresojmë se KQZ do ta zbardhë votën një nga një në kohë sa më të shpejtë. Ka vend për fitore, ka vend për gëzim e festë, por ju lus të respektoni masat kundër Covid-19, sepse shëndeti është mbi të gjitha”, ka thënë Haziri.

 

 


MË SHUME NGA Lajme