19:37 / 17.10.2021
Ky është rezultati për Deçanin sipas Exit Poll-it
Bashkim Ramosaj i AAK-së e ka fituar Deçanin pa balotazh dhe me 69.85 % të votave.
Kjo sipas EXIT POLL-it të të prezantuar nga Klan Kosova.
Sipas këtij sondazhi e dyta është radhitur Hyri Dobrunaj nga LDK-ja me 21.34 %, e pasuar nga Ardiana Qorraj e PDK-së me 4.54 %. Kandidati i VV-së, Orges Tafilaj ka marrë 3.85 % dhe AKR-ja me 0.42 %.























