Fillojnë grumbullimet e njerëzve për të festuar, IKSHPK del me një apel
Sharr Travel

Fillojnë grumbullimet e njerëzve për të festuar, IKSHPK del me një apel

IKSHPK-ja ka dalë me një apel, pasi qytetarët kanë filluar të grumbullohen për të festuar për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje për kujdes dhe mosgrumbullim. Rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, thuhet në postimin e tyre.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Situata epidemiologjike me COVID-19 vazhdon me rënie të numrit të rasteve të reja pozitive dhe numrit të vdekjeve, por megjithate është akoma jostabile duke pasur parasysh se varianti Delta është prezent dhe është varianti dominues në qarkullim në Kosovë.

IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, për respektimin e të gjitha masave sipas vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje për kujdes dhe mosgrumbullim. Rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Qytetarë të nderuar!

Ju lutemi për kujdes të shtuar!

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

VAKSINOHUNI!