Prishtinë,numërohen 17.23% e votave:Vitia 41.98%,Rama 31.49%,Ismaili 19.55%
Sharr Travel

Prishtinë,numërohen 17.23% e votave:Vitia 41.98%,Rama 31.49%,Ismaili 19.55%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 17.23 për qind të kutive të votimit në kryeqytet.

Rezultatet nga 41 vendvotime tregojnë për një epërsi për Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje me 41.98 për qind ose 5619 vota.

Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë 31.49 për qind ose 4215 vota. Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19.55 për qind ose 2617 vota.

Në vendin e katërt renditet Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 5.01 për qind ose 671 vota. Gëzim Mehmeti nga Aleanca Kosova e Re (AKR) ka 1.69 për qind ose 226 vota. Avni Çakmaku nga FJALA 0.17 për qind ose 23 dhe Florim Isufi nga Partia Balliste 0.10 për qind ose 13 vota.