VV: Në Prishtinë fitojmë pa balotazh, në shumë komuna shkojmë në balotazh
Sharr Travel

VV: Në Prishtinë fitojmë pa balotazh, në shumë komuna shkojmë në balotazh

Fitore Pacoll nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se exitpoll-et e prezantuara në televizione duhet të shihen në kontekst të propagandës.

“Rezultatet finale që pritet shume shpejtë do të dëshmojnë që më garë gare ka qenë VV kundrejt gjithë subjekteve të tjera. VV do të dalë fituese në komunat më te fuqishme dhe do të jete në balotazh në numrin më të madh të komunave, kudo që do të jemi në balotazh do të fitojmë. Rezultatet finale do të tregoj që Lëvizja Vetëvendosje do të dalë fituese në komunat kryesore, kurse do të jemi në balotazh në shumë komuna”, ka thënë ajo.

“Ne bëmë më së paku fushatë dhe dolëm të parët, ne shpenzuam më së paku para dhe kemi mbështetjen më të madhe”, ka thënë Pacolli.

“Në Prishtinë jemi bindshëm të paret, fitojmë pa balotazh”, ka thënë ajo.


MË SHUME NGA Aktuale