Juniku, komuna e parë që numërohen të gjitha votat
Sharr Travel

Juniku, komuna e parë që numërohen të gjitha votat

Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale.

Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimeve dhe tashmë po vijon procesi i numërimit të votave në shumicën e komunave.

Mirëpo, Juniku është komuna e parë ku tashmë janë numëruar të gjitha votat, përcjell Telegrafi.

Në këtë komunë do të ketë balotazh mes kandidatit të AAK-së dhe atij të LDK-së.

Rezultatet nga 100% të vendvotimeve të procesuara:

AGRON KUÇI  (AAK) – 1.062 vota apo 47,26%

RUZHDI SHEHU (LDK) – 851 vota 37,87%

BESART TOFAJ (LVV) – 272 vota apo 12,11%

 

FATOS SHALA (PDK) – 62 vota apo 2,76%