​Rezultatet preliminare për Malishevë, prin Ekrem Kastrati i Nismës
Sharr Travel

​Rezultatet preliminare për Malishevë, prin Ekrem Kastrati i Nismës

Kandidati i Nisma Ekrem Kastrati prin në zgjedhjet komunale për Malishevës sipas rezultateve preliminare të KQZ-së.

Ai nga 60.81 për qind të votave të numëruara ka fituar 37.54 për qind ose 4897 vota.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Isni Kilaj ka 25.76 për qind në vendin e dytë ose 3361 vota.

Ndërsa, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Bajrush Hoti renditet i treti me 18.04 për qind ose 2353 vota.

Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka 14.93 për qind ose 1948 vota në vendin e katërt, Kastriot Berisha nga AAK 3.47 për qind ose 453 vota në vendin e pestë dhe Selajdin Bytyçi nga SB 0.25 për qind ose 33 vota.


MË SHUME NGA Aktuale