Kur pritet rishqyrtimi i masave anti-Covid në Kosovë?
BKT
Lajme

Kur pritet rishqyrtimi i masave anti-Covid në Kosovë?

Edhe përkundër kërkesës për lehtësimin e masave, në Kosovë që nga 24shtatori po vazhdojnë masat e njëjta kufizuese kundër përhapjes së infeksionit me Covid-19.

Ariana Kasapolli/Radio Kosova

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar se këto ditë do të bëhet analiza e situatës epidemiologjike dhe varësisht nga të dhënat edhe do të ndryshohen masat.

Nga 24 shtatori Kosova vazhdon ti ketë masat kufizuese kundër përhapjes së infeksionit me Covid-19. Por bartja e maskës në hapësira të hapura dhe ora policore, sipas ekspertëve të fushës së mjekësisë po konsiderohen si  të panevojshme.

Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë, duke folur për Radio Kosovën tha se kjo ministri do të bëj analizë dy javore te situatës epidemiologjike nga Instituti Kombëtar I Shëndetit Publik, dhe varësisht nga rekomandimet që dalin, pritet që javën tjetër të bëhet rishqyrtimi i masave në fuqi kundër COVID-19.

‘’Nuk dihet ende cilat masa mund te ndryshohen, ndërkohe që MSh u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë mundësinë dhe të vaksinohen kundër COVID-19, meqë, në disa shtete tashmë janë
regjistruar raste të variantit Delta plus të SARS COV-2’’, ka thënë Hoti.

Ndërkaq, infektologu Ilir Tolaj duke folur për Radio Kosovën tha se situata epidemiologjike me Covid-19 në Kosovë është shumë e volitshme, por siç thotë ai fushata parazgjedhore dhe dita e zgjedhjeve mund të jenë burim potencial i infeksioneve. Ai shtoi se personalisht nuk e pret ndonjë valë të re në një të afërme të shpejtë.

‘’Sa i përket masave disa prej tyre duke u bazuar në situatën aktuale epidemiologjike janë të pa nevojshme. Ato janë sidomos bartja e maskës në ambientin e hapur dhe ora policore. Është e nevojshme që të vazhdohen kufizimet e caktuara për shembull të kafiterive, në orët e vona të natës me muzikë të gjallë, klubet e natës duhet ndalohen por edhe dasmat’’, ka thënë Tolaj.

Sidoqoftë javët e fundit Kosova ka shënuar rënie të infeksionit me Covid-19. /Radio Kosova


MË SHUME NGA Lajme