150 000 euro nga Zvicra për studentët kosovarë
Sharr Travel

150 000 euro nga Zvicra për studentët kosovarë

Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Zvicrës, 150’000 euro e cila do t’u mundësojë studentëve kosovarë të përfitojnë njohuri dhe përvojë zvicerane në këtë fushë.

Zvicra edhe një herë ka shprehur përkushtim për mbrojtjen e mjedisit dhe zbutjen e ndikimit të ndryshimeve klimatike në Kosovë.

Si pjesë e këtij angazhimi, Zvicra po mbështet projektimin e një programi të ri studimi në nivelin master në fushën e menaxhimit të burimeve ujore.

Rektori i Universitetit të Prishtinës dhe Konsulenca e Skatit nga St. Gallen, Zvicër, nënshkruan marrëveshje fillestare 150 000 euro, e cila do t’ u mundësojë studentëve kosovarë të përfitojnë njohuri dhe përvojë zvicerane në këtë fushë. /EO/


MË SHUME NGA Aktuale