06:21 / 25.10.2021
Mbahet `Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit`
Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, nga data 25 deri më 29 tetor 2021, do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”.
Java do të hapet më 25 tetor, duke filluar nga ora 10:00, në Hotelin “Emerald” me anë të një konference e cila do të organizohet në përputhje me të gjitha masat mbrojtëse kundër pandemisë Covid-19.























