David Phillips: Asociacioni është i tepërt
Sharr Travel

David Phillips: Asociacioni është i tepërt

Njohësi i politikave të Ballkanit, David Phillips, ka deklaruar se marrëveshja për asociacionin e komunave me shumicë serbe është e dëmshme për Kosovën.

Phillips tha për TV Dukagjini se Prishtina zyrtare duhet të kërkojë të drejta për shqiptarët e Preshevës siç kanë serbët në Kosovë.

“Asociacioni është i tepërt. Kushtetuta e Kosovës parasheh një seri masash në mbrojtjen dhe promovimin e pakicave, të cilat po ashtu mbrohen nga parimet e Ahtisaarit. Marrëveshja që Thaçi kishte bërë për asociacionin, ishte e keqe që në fillim. Nëse Kosova ecën para me marrëveshjen e asociacionit, ndaj së cilës është e obliguar, duhet të bëhet në simetri me trajtimin që shteti serb ia bën pakicës shqiptare në Preshevë”, u shpreh Phillips duke shtuar se asociacioni do të minojë sovranitetin e vendit.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se 23 pika të marrëveshjes për asociacionin janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.