Obama dhe Springsteen bisedojnë për “Polarizimin amerikan"
BKT
Kulturë

Obama dhe Springsteen bisedojnë për “Polarizimin amerikan"

Barack Obama dhe Bruce Springsteen, kanë vazhduar serinë e podcast-ëve dhe librin e tyre me biseda “Renegades: Born in the USA”, në “CBS Sunday Morning”, ku diskutuan për “polarizimin politik në Amerikë” si dhe atë që ata e kanë quajtur veten si “të huaj”.

Podcast-ët me biseda të ish-Presidentit të ShBA-ve dhe këngëtarit ikonik, janë bërë gjë e preferuar e publikut amerikan e më gjerë.

“Bruce ka një lloj shërbese brenda muzikës së tij, por edhe gjithë trupi i punës së tij sillet rreth çështjeve të asaj se kush jemi, dhe çka është e rëndësishme”, tha Obama, shkruan Albanian Post.

“Kur dal ndonjë mbrëmje, kur punën time e bëj mirë, kjo për mua është të krijojë një hapësirë të vlerave të përbashkëta dhe rrëfimet të ndërsjella, për tre orë ne krijojmë atë vend, ajo ekziston diku”, tha Bruce Springsteen.

https://www.youtube.com/watch?v=Zhuc2fx1W3U


MË SHUME NGA Kulturë