Jahjaga: Me pikëllim të thellë pranova lajmin për vdekjen e Burbuqe Berishë
BKT
Kulturë

Jahjaga: Me pikëllim të thellë pranova lajmin për vdekjen e Burbuqe Berishë

Ish-presidentja e Kosovës, Atifiete Jahjaga, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisore, Burbuqe Berisha.

Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se vdekja e saj ka shkaktuar një vend bosh në teatrot dhe kinematë kosovare.

“Me pikëllim të thellë pranova lajmin për vdekjen e Burbuqe Berishës!Burbuqen do ta kujtojmë si regjisore, ligjëruese e dikur edhe Drejtore të Teatrit Kombëtar. Por, mbi të gjitha do ta kujtojmë si njeri të urtë, e hareshme dhe plotë dashuri për artin! Buqe, ikja jote e la një vend bosh në teatër, në kinema e në zemrat tona! Ngushëllime familjarëve e miqve!?”,ka shkruar Jahjaga


MË SHUME NGA Kulturë