15:19 / 27.10.2021
QKK shpreh ngushëllime për vdekjen e regjisores Berisha
Qendra Kinematografike e Kosovës ka reaguar pas lajmit për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, QKK u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve.
“Jemi të prekur thellë nga lajmi për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve”, thuhet në reagimin e QKK-së.























