Aliu: Rruga Prizren-Tetovë nuk është konkurente e rrugës Prishtinë-Pejë
BKT
Lajme

Aliu: Rruga Prizren-Tetovë nuk është konkurente e rrugës Prishtinë-Pejë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas pezullimit të shpronësimeve për autostradën Prishtinë – Pejë, ka shkruar se projekti i autostradës për Pejë nuk ndalet, por se sipas tij, ndalet vetëm hajnia dhe keqpërdorimet e parasë publike në shpronësim.

“Është anuluar vetëm shpronësimi abuziv i cili kthehet në rivlerësim. Nuk është ndaluar projekti”, ka shkruar Aliu në Facebook.

“Po ashtu, në vitin që vjen, është përfshirë në buxhet hartimi i projektit për modernizimin e hekurudhës, Pejë – Prishtinë dhe Klinë – Prizren”, shtoi ministri, transmeton Klankosova.tv.

“Rruga Prizren-Tetovë nuk është konkurente e rrugës Prishtinë-Pejë. Na duhen të dyja dhe do të bëhen të dyja, por pa vjedhje dhe keqpërdorime fondesh”.

“Në emër të asfaltit nuk do të vjedhë më askush, dhe çdo vjedhje që evidentojmë edhe nga projektet e kaluara, do ta ndjekim me seriozitetin maksimal duke e dërguar çështjen në prokurori”.

“Kosova do të ketë njëkohësisht infrastrukturë moderne, dhe mirëadministrim të buxhetit për rrugët”.


MË SHUME NGA Lajme