Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Ardiana Ratkoceri, dizajnere e enterierit, flet për tendencat për dizajnin e brendshëm të shtëpisë, shtëpi në stilin klasik apo modern.

Për 25 vjetorin e teatrit Shqiptar "Kurora", në lidhje të drejtpërdrejt nga Nioni, Zvicer, flet, Visar Qusaj, Drejtor, aktor.

Në lidhje të drejtpërdrejt, për fillimin e "Streetball Prishtina 2021", flet, Pëllumb Bajçinovci, organizator.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme