Ibrahim Berisha boton librin që flet përpjekjen e shkrimtarëve ndaj Serbisë
BKT
Kulturë

Ibrahim Berisha boton librin që flet përpjekjen e shkrimtarëve ndaj Serbisë

Profesori i Sociologjisë dhe shkrimtari, Ibrahim Berisha, ka ardhur me një libër që i cili trajton përpjekjen e shkrimtarëve kosovarë të kohës për t`u përballur me nacionalizmin serb, i cili mori hov të madh në fundvitet tetëdhjeta.

"Kultura e rezistencës/ Shkrimtarët 1988", është titulli i librit. 

Libri përmban debatin nga Ibrahim Rugova, Din Mehmeti, Agim Vinca, Behram Hoti, Rexhep Zogaj, Milazim Krasniqi, Ajri Begu, Ibrahim Berisha, Mehmet Kajtazi, Rrustem Berisha, Beqir Musliu, Rexhep Ismajli, Azem Shkreli, Basri Çapriqi, Zejnullah Rrahmani, Rushit Ramabaja, Haxhi Vokshi, Ali Podrimja, Jusuf Buxhovi, Qerim Ujkani, Vehap Shita.

Milazim Krasniqi ka vlerësuar se roli i shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës në vitet e kthesës së madhe 1988-1989 ka qenë i madh për artikulimin publik të aspiratave të shqiptarëve dhe për orientimin strategjik të Kosovës për të ardhmen e saj. Shkrimtarët shqiptarë shpalosën aspiratën për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe atlantike. Debati për ndryshimet kushtetuese ishte njëra nga ngjarjet në atë orientim të ri. Diskutimet që u zhvilluan lidhur me ndryshimet kushtetuese janë mbledhur në këtë libër, si dëshmi e mendimit intelektual dhe atdhetar të asaj kohe. Prof. Ibrahim Berisha e ka hartuar këtë libër me shumë përkushtim, duke e shpjeguar kontekstin kulturor dhe politik të asaj kohe. Titulli “Kultura e rezistencës: Shkrimtarët 1988” është edhe fakt edhe metaforë. Ky libër është dëshmi, kujtesë, argument. Leximi i tij është me interes për të gjithë ata që duan të dinë më shumë për ato kohë të rënda dhe për mënyrën se si betejat e reja kundër shovenizmit serbomadh u projektuan nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, përfundon ai.

Libri është botuar nga PEN Qendra e Kosovës.

No description available.


MË SHUME NGA Kulturë