18:36 / 29.10.2021
Fotografi Beni Cufi sjell fotosesionin e ri unik “Vizitor i botës tjetër”
“Otherworldly Visitor”, është seti më i ri fotografik i realizuar nga fotografi i talentuar kosovar Beni Cufi, në bashkëpunim me make-up artistën Poema Rudi.

Ideja e këtij seti fotografik erdhi nga një bisedë ndërmjet dyshes, të cilët kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën në disa fotosesione tjera. Cufi kishtë shprehur dëshirën të krijojë një imazh të “Alien-it”, pasi sipas tij, secili njeri në ndonjë moment mund të ndihet si “i huaj” edhe në vendlindjën e tij, raporton RTKlive.

Fotografitë janë realizuar në vende të ndryshme në Prishtinë, me fokus më të madh në Gërmi dhe një qebaptore.





























