Latifi: Njerëzimi ia ka dalë të ruaj dokumente të shkruara për mijëra vite
BKT
Lajme

Latifi: Njerëzimi ia ka dalë të ruaj dokumente të shkruara për mijëra vite

Pas stories së RTK-së për dëmtimin e Deklaratës së Pavarësisë ka reaguar profesori Blerim latifi duke thënë se njerëzimi ia ka dalë të ruaj dokumente të shkruara mijëra vite më parë.

Sipas tij, në vitin 2015 kur isha në Ëashington, në Arkivin Nacional pata mundësinë të shoh kopjen origjinale të Deklaratës së Pavarësisë të SHBA, e konservuar për mrekulli, si të ishte shkruar sot.

“Tek ne shqiptarët ndodhë krejt diçka tjetër. Për shembull: Teksti origjinal i Deklaratës së Pavarësisë së 28 nëntorit 1912 është zhdukur. Ende sot askush nuk e di se çfarë ka ndodhur me të. Sonte në lajmet e RTK-së e pashë një kronikë në të cilën tregohej se edhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ka filluar të dëmtohet seriozisht, për shkak se materiali në të cilën është shkruar ajo, pergamena, ndodhet në kushte klimatike të papërshtatshme dhe e pambrojtur nga prekjet fizike, të cilat kanë dëmtuar emrat dhe fjalitë”, ka shkruar Latifi.

Dhe se sipas tij, kur kemi parasysh faktin se është e vjetër vetëm 13 vite, merreni me mend çfarë do të mund të ndodhë me të pas disa dekadave.

“Mbase do ta ketë fatin e Deklaratës së 28 nëntorit 1912. Neve na pëlqen të flasim shumë për historinë, por kur është puna që t'i ruajmë gjërat e saj të vlefshme nuk dallojmë edhe aq shumë nga barbarët”, ka shkruiar ai.


MË SHUME NGA Lajme