​Osmani priti në takim presidentin e NDI-së, Derek Mitchell Presidentja
BKT
Lajme

​Osmani priti në takim presidentin e NDI-së, Derek Mitchell Presidentja

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim presidentin e NDI-së Derek Mitchell, me të cilin ka biseduar për rolin dhe punën e NDI-së në Kosovë, si dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.

Osmani me këtë rast vlerësoi lart angazhimin e NDI-së në Kosovë në mbështetjen e proceseve demokratike në vend.

“Puna profesionale e NDI-së ka rezultuar në fitimin e besimit të institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve”, u shpreh ajo.

Palët diskutuan për modalitetet e bashkëpunimit të mëtejmë, duke u angazhuar për vazhdim të bashkëpunimit dhe identifikim të fushave të reja për fuqizim të demokracisë në vend.


MË SHUME NGA Lajme