06:36 / 05.11.2021
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sërish sot protestojnë
Sot në ora 11:30 mbahet protestë nga punëtorët e Lotarisë së Kosovës. Protesta mbahet para ndërtesës së Qeverisë dhe kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës.
Çështja e Lotarisë së Kosovës ende vazhdon të mbetet peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019,ndërsa punëtorët e saj janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe ekzistenciale.
Qeveria është aksionare dhe pronare e vetme e Lotarisë së Kosovës dhe ka obligim ndaj punëtorëve të saj.
Protestat do të vazhdojneëë deri në miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.























