`MOLLA E KUQE` PO I SKUQ EDHE AKADEMIKËT TANË
BKT
Kulturë

`MOLLA E KUQE` PO I SKUQ EDHE AKADEMIKËT TANË

Sabahajdin Cena

Dhe,   "Piku moll' e kuqe,
            Piku e ra n' zabel.
            K'shtu s'i patëm fjalët
            O Ali Dylber!!!"

Të shtunën në orën 17:15 shkëlqei
RTK, shëndriti "Voyage", moderatori
Korab Lecaj së bashku me tre mysa-
firët: Dr. Jusuf Osmanin, Dr. Ibrahim,
Gashin dhe studiusin Florent Hasani.
Njëri prej emisioneve më të mira të 
Korabit; mysafirët na e zgjuan kuresh-
tjen dhe na e mbajtën të tensionuar
gjatë tërë emisionit dhe në fund edhe
na e kënaqën kureshtjen. Plakut, 
Dr, Jusufit, i urojmë pleqëri të lum-
tur e punë të mbarë edhe për aq ko-
hë sa ia ka dhënë Krijuesi jetën sepse
puna që bëri krahas profesorit të 
ndjerë Sabit Ukës rreth shpërngul-
jes dhe ardhjes së muhaxherëve
në këto troje, na i hapi sytë pak 
më shumë, por "Molla e Kuqe" 
pothuajse i skuqi të gjithë akade-
mikët tanë, madje edhe banorët
e kësaj Kosove që u bë lëkurë 
shqarthi e shkuar shqarthi. Disi,
në njëfarë mënyre qemë mësuar,
se ashtu  na patën mësuar Cvijiqi,
Rakiqi e Gjorgjeviqi dhe na dukej
mirë kur thoshin se të gjithë pas-
kemi ardhur prej Shqipërie në 
Kosovë, nuk pranonim se paska
Kastrat edhe matanë Merdare,
se paska pasur Bardhovë edhe 
matanë Nishi, se paska pasur
katër përkthyes në Gjykatën e 
Kragujvevcit e se Paraqini paska
pasur një lagje të tërë e cila edhe
sot suhet Arnautllak.
Pra, punë të mbarë Korabit dhe
jdetë të gjatë e të lumtur mysafi-
rëve. E akademikët tanë, insh'A-
llah nuk skuqen më ... Së paku
le ta ndjekim aty ku e lanë: Skën-
der Riza e Sabit Uka, aty ku sot
është profesori i nderuar Jusuf
Osmani.


MË SHUME NGA Kulturë