Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Erëza Baftiu, hulumtuese në fushën e shkencave kompjuterike dhe Shpëtim Sadriu, hulumues në fushën e shkencave kompjuterike, flasin për ditën e shkencës.

Do të flitet për fushatën “Veprimi Klimatik i Kosovës – Vepro Tani”

Në lidhje të drejtpërdrejt, Melita Ymeraga, themeluese e “Melita&Partners”, flet për javën globale të ndërmarrësisë dhe zhvillimin e ndërmarrësve të së ardhmës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme