23:19 / 09.11.2021
Yllka Gashi fiton çmimin aktorja më e mirë e rolit kryesor
Yllka Gashi e ka marrë çmimin si aktorja më e mirë në rol kryesor në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Scottsdale të Arizonës.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të filmit “Zgjoi” në rrjetin social Facebook.
Ky është çmimi i tretë i Gashit për portretizimin e Fahrije Hotit, që erdhi disa ditë pas çmimit si aktorja më e mirë në Festivalin Spanjoll “Seminci”.
























