Revolucion te Barcelona: 10 rregullat e Xavit për të dalë nga kriza
BKT
Sport

Revolucion te Barcelona: 10 rregullat e Xavit për të dalë nga kriza

Trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka bërë të qartë gjatë prezantimit të tij se do ti imponojë skuadrës disa rregulla që i ka mësuar dhe i ka respektuar si lojtar:

“Gjërat kanë shkuar gjithmonë mirë, kur në grup ka patur rregull dhe disiplinë”.

E përditshmja spanjolle AS ka zbuluar 10 rregullat që Xavi do të vendosë për skuadrën, duke synuar daljen nga kjo krizë rezultatesh dhe rikthimin e Barcelonës në vendin që i takon.

Ja edhe 10 rregullat e Xavit tek Barcelona:

1 – Xavi do të vendosë një orar të ri për stërvitjet: orari i fundit i mbërritjes së lojtarëve do të jetë 9.30, më saktë 30 minuta para se të fillojë seanca. Në këtë mënyrë do të ketë mundësi për biseda individuale mes lojtarëve dhe ish-mesfushorit.

2 – Ndryshojnë oraret edhe për stafin. Asistentët e tij dhe pjesa tjetër e stafit duhet të jenë prezent në fushën stërvitore 2 orë para seancës, në mënyrë që të jenë gati kur të vijnë lojtarët.

3 – Gjatë ditës, skuadra blaugrana duhet të hajë vetëm në restorantin e klubit, bazuar në një dietë të vendosur nga nutricionistët e klubit.

4 – Xavi do të vendosë një kod të fortë sjelljeje, që parashikon gjoba edhe për faullet e shkaktuara në stërvitje. Kjo ide është marrë nga Guardiola.

5 – Parashikohen gjoba edhe për ata që vonohen, që do të kenë një rritje progresive në rast përsëritjeje: gjoba e parë do të jetë 100 euro, ndërsa e dyta 200, e kështu me radhë.

6 – Do të ketë një kontroll edhe në jetën e përditshme të skuadrës në prag të ndeshjeve: lojtarët duhet të kthehen në shtëpi brenda mesnatës.

7 – Xavi do të zgjedhë lojtarët që do të hedhë në fushë bazuar në një sistem meritokracie. Nuk do të ketë titullarë fiks: vendi në skuadër do të fitohet me përkushtim me paraqitjet në ndeshje dhe në stërvitje.

8 – Xavi dhe stafi i tij do të kontrollojnë të gjitha aktivitet e lojtarëve që mund të ndikojnë në paraqitjet e tyre në fushë. Për shembull, do të evitohen udhëtimet e shpeshta private.

9 – Do të ndalohen të gjitha aktivitet e lojtarëve që mendohen si të rrezikshme: Xavi do të evitojë dëmtimet e reja dhe ata që shkelin rregullat do të ndëshkohen.

10 – Në fund, të lojtarët duhet të jenë një imazh i mirë për klubin: duhet të respektojnë rregullat, të përshëndesin dhe të ndërveprojnë me tifozët, të mbështesin skuadrën dhe të evitojnë sjelljet e gabuara.