Ardian Kastrati e quan monstrum stalinist Hysamedin Ferajt
Deputeti Ardian Kastrati i ka reaguar ashpër zyrtarit të VV-së, Hysamedin Feraj i cili ka postuar fotot e disa gazetarëve të Kosovës dhe foton e deputetit Kastrati duke i quajtuar si bashkëpunëtorë të Serbisë.
Deputeti Kastrati e ka quajtur Ferajn monstrum stalinist, i cili sipas Kastratit me shpresën e ringjalljes së regjimit të kuq tenton ta influencojë jetën politike, shoqërore dhe akademike në Kosovë.
Postimi i plotë i deputetit Kastrati:
* Hysamedin Feraj - këshilltari aktual i Kurtit ( Dušan Mugoša i Shqipërisë enveriste dhe jo i Shqipërisë së sotshme) më paska linçuar mua si deputet i këtij vendi ( i zgjedhur me vullnetin e lirë të 13.200 qytetarëve) së bashku me një grup të respektuar gazetarësh e publicistësh të njohur të skenës publike në Kosovë. Dušani i Enver Hoxhës paska thënë që unë dhe gazetarët e apostrofuar punojmë falas për Serbinë.
* I them këtij Dušanit se në kohën kur ti je përkul me grusht para Enver Hoxhës babai im dhe familja ime ka derdh gjak që Kosova të shkëputet nga orbita komuniste.
* I them këtij stalinisti enverist të pafytyrë se kot ke kërkuar votë të bëhesh deputet në Kuvendin e Kosovës ( si kandidat i VV-së) për të zhvatur një rrogë nga taksapaguesit e Kosovës dhe për të sulmuar orientimin perëndimor të Kosovës. Kjo sepse në 1990 populli i Kosovës në mënyrë të uniformuar i tha JO KOMUNIZMIT. Ndërsa, gjatë 1998-1999 populli i Kosovës përmes çlirimit, përveç Serbisë, shporri edhe mbeturinat e fundit të komunizmit nga Kosova.
* Sot, përmes qeverisê Kurti po mbijetojnë vetëm disa mbetje komuniste si çifti i këtij Hysamedin Ferajt sepse as mbeturinë ky nuk ja vlen të quhet. Ky Hysamedini përfaqëson qelizat e fundit të një ish-regjimi komunist që tani tenton të gjalloj në Kosovë. Këtë ja bën të mundur vetëm pushteti i Kurtit si askund tjetër në Evropë.
* Ky monstrum stalinist, me shpresën e ringjalljes së regjimit të kuq tenton ta influencoj jetën politike, shoqërore dhe akademike në Kosovë.
* Shpalleni NON-GRATA mbetjen e regjimit komunist.
* Unë jam i gatshëm ti përballoj persekutimet politike e publike qê më bëhen nga pushteti aktual por NUK E DORËZOJ mendimin tim të lirë me asnjë çmim. Mendimi im është i legjitimuar me votën e lirë e vota e lirë nuk e duron linçimin që del nga shkolla komuniste. Ndërsa mediave që më ftuan i falenderoj dhe ju kërkoj ndjesë por nuk kam më shumë kohë për këtë temë...kjo për shkak të angazhimit tim në fushatë për të siguruar fitoret e radhës së PDK-së me 14 Nëntor.
Miq, shiheni më poshtë se si ky Hysamedini ( këshilltari i Kurtit) përshëndetet me grusht para liderit komunist Enver Hoxha. ...dhe imagjinoni i njëjti ka kërkuar votën të bëhet deputet i kuvendit të Kosovës përmes listës së VV-së.
























